Site icon Telegrafi

Përfaqësuesit e Saul Niguez udhëtojnë në Angli, lojtari mes Unitedit dhe Liverpoolit

Ylli i Atletico Madridit, Saul Niguez shpreson që transferimi i tij në Angli të zgjidhet këtë javë, me Manchester Unitedin dhe Liverpoolin që janë në garë për nënshkrimin e tij.

Përfaqësuesve të 26-vjeçarit iu dha bekimi i drejtuesve të Atletico Madridit për të negociuar një transferim për lojtarin e tyre.

Dhe ata do të nisen nesër (e diel( në Angli në një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ta transferonte Saulin në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi etiketon katër zëvendësues të mundshëm për Paul Pogba, pasi klubi po konsideron shitjen e tij te PSG

Unitedi është favorit, por Liverpooli është gjithashtu i etur dhe propozimet do të kërkohen nga të dy klubet në një përpjekje për të lidhur shpejt një marrëveshje.

Burime pranë lojtarit thonë se nuk ka dëshirë që e ardhmja e tij të jetë ende në ajër deri në mes të gushtit, kur dy kampionatet kryesore të Anglisë dhe Spanjës nisin.

Klauzola e blerjes së mesfushorit Saul në Atletico Madrid është rreth 125 milionë funte, por kampionët aktualë të La Ligas e dinë se nuk do të arrijnë aq gjysmën e e kësaj shifre në tregun aktual.

Në vend të kësaj, ai do të lejohet të largohet nga 35 deri në 40 milionë funte pasi klubi i tij po vuan nga pasojat financiare të shkaktuara nga pandemia e coronavirusit.

Lexo po ashtu Liverpooli udhëheq garën për transferimin e Saul Niguez

Mirror Football raportoi për herë të parë në prill se Atletico donte të merrte para nga dy lojtarë të mëdhenj këtë verë me Saulin njërin prej tyre.

Dhe lojtari gjithashtu ka vendosur zemrën e tij në një sfidë të re pas një numri të zvogëluar të ndeshjeve si titullar nën urdhrat e Diego Simeones sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version