Telegrafi

Përfaqësuesit e Dybalas po takohen me PSG-në për ta kompletuar transferimin

Përfaqësuesit e Paulo Dybalas do të takohen të martën e javës së ardhshme me Paris Saint-Germianin, pasi e ardhmja e tij te Juventusi mbetet ende në dilemë.

La Joya refuzoi kalimin te Manchester United dhe Tottenham Hotspuri në këtë afat kalimtar shkaku i pagës së ulët që i ofruan dhe shumën që nuk dëshironin ta paguanin për agjentin e tij.

Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të mrekullueshëm në mbrëmjen e kaluar në miqësore ndaj Triestinas, e që ky ishte mseazhi i tij për klubin dhe tifozët e Zonjës së Vjetër.

Sidoqoftë, Sport Mediaset dhe IlBianconero.com raportojnë se Dybala është shumë afër të largohet nga kampioni i Serie A-së, derisa lidhet me një kalim në ‘Parkun e Princave’.

Lexo po ashtu Dybala i dërgon mesazh Juventusit, dhuron super-paraqitje dhe gol të bukur ndaj Triestinas

PSG-ja është në mesin e disa klubeve që kanë shfaqur interesim për shërbimet e argjentinasit, që është i gatshëm të largohet nga Bianconerët vetëm nëse merr një pagë të lartë.

Dybala e pëlqen idenë e transferimit në Paris, mirëpo marrëveshja mund të mbyllet vetëm nëse pranon pagën më të lartë se te Juve dhe të paguhet agjenti i tij për realizimin e transferimit. /Telegrafi/