Përfaqësuesit e Paulo Dybalas do të takohen të martën e javës së ardhshme me Paris Saint-Germianin, pasi e ardhmja e tij te Juventusi mbetet ende në dilemë.
La Joya refuzoi kalimin te Manchester United dhe Tottenham Hotspuri në këtë afat kalimtar shkaku i pagës së ulët që i ofruan dhe shumën që nuk dëshironin ta paguanin për agjentin e tij.
Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të mrekullueshëm në mbrëmjen e kaluar në miqësore ndaj Triestinas, e që ky ishte mseazhi i tij për klubin dhe tifozët e Zonjës së Vjetër.
Sidoqoftë, Sport Mediaset dhe IlBianconero.com raportojnë se Dybala është shumë afër të largohet nga kampioni i Serie A-së, derisa lidhet me një kalim në ‘Parkun e Princave’.
PSG-ja është në mesin e disa klubeve që kanë shfaqur interesim për shërbimet e argjentinasit, që është i gatshëm të largohet nga Bianconerët vetëm nëse merr një pagë të lartë.
Dybala e pëlqen idenë e transferimit në Paris, mirëpo marrëveshja mund të mbyllet vetëm nëse pranon pagën më të lartë se te Juve dhe të paguhet agjenti i tij për realizimin e transferimit. /Telegrafi/