Site icon Telegrafi

Përfaqësuesi i Rashicës konfirmon interesimin e klubeve angleze dhe gjermane për yllin e Kosovës

Përfaqësuesi i sulmuesit të Werder Bremen dhe Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka konfirmuar interesimin e klubeve të Ligës Premier dhe Bundesligës.

Sulmuesi i Kosovës ka treguar formë të lartë në dy sezonet e fundit dhe ka tërhequr interesim serioz nga Aston Villa dhe Liverpooli këtë sezon.

Njëri nga përfaqësuesit e Rashicës, Nek Capric, ndërsa po diskutonte planet e Napolit për klientin e tij, paralajmëroi italianët se ata nuk mund të rrinë kot nëse duan sulmuesin.

Lexo po ashtu Jo vetëm Liverpooli, edhe dy gjigantët italianë futen në garë për Rashicën

“Ka ndërmjetës që kanë krijuar kontakte midis palëve. Ne nuk jemi kontaktuar drejtpërdrejt, por ne dimë për interesin nga Napolin”, ka thënë fillimisht Capric për Radio Marte.

“Nëse Napoli dëshiron Milotin, ata duhet të nguten”.

Capric vazhdoi duke konfirmuar interesimin nga kampionati elitar gjerman dhe ai anglez për vushtrriasin.

Lexo po ashtu Werder Bremeni përgatit shitjen e Milot Rashicës në verë

“Në këtë moment të pezullimit të kampionateve ne tashmë jemi duke shikuar përreth”.

“Ka shumë interesim nga Liga Premier dhe Bundesliga”, përfundoi përfaqësuesi i yllit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version