Telegrafi

Përfaqësueset e Ballkanit për nga vlera e lojtarëve – Kosova dhe Shqipëria kanë rritje të madhe

Kosova dhe Shqipëria janë rritur dukshëm për nga vlera e lojtarëve, gjë që ka ndikuar edhe në vlerën e përgjithshme.

Kur jemi tek vlera e lojtarëve, kombëtarja e Kroacisë është më e vlefshmja për lojtarët që posedon, derisa kapin shumën e 326 milionë eurove.

Serbia ka vlerën 317 milionë euro, Sllovenia me 159 milionë euro, Bosnja dhe Hercegovina me 152 milionë euro, Rumania ka vlerë 90 milionë euro.

Pas anëtarësimit në FIFA dhe UEFA, Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar vetëm me rritje në vlerë, gjersa në xhirin e tyre ka afruar shumë lojtarë cilësor.

Vlera e ‘Dardanëve’ në tregun e transferimeve është plotë 74 milionë euro. Më pas vije Greqia që ka një vlerë të ngjashme me atë të Kosovës.

Lexo po ashtu Kosova në mesin e dhjetë përfaqësueseve që po shkëlqejnë në botë

Shqipëria gjendet në vendin e tetë me vlerën prej 68 milionë euro, mirëpo me prurjet e fundit në Kombëtare, vlera e skuadrës do të rritet.

Ndërsa, pozicionet e fundit i zënë Mali i Zi me 61 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 49 milionë euro dhe Bullgaria me 34 milionë euro. /Telegrafi/