Drejtori i Torinos, Gianluca Petrachi, është takuar me përfaqësuesit e Milanit për të diskutuar transferimin e mundshëm të Andrea Belottit.
Sulmuesi asnjëherë nuk e ka mohuar se është tifoz i Rossonerëve, ndërsa do t’i pëlqente që të ndjekë hapat e idhullit të tij, Andriy Shevchenko.
Tifozët e Milanit duan që ta shohin atë në San Siro, megjithëse klauzola në vlerë prej 100 milionë eurosh vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.
Sipas Milannews.it, drejtori i Torinos, Gianluca Petrachi, është parë te zyrat e kuqezinjve Casa Milan, për t’u takuar me shefat e klubit.
Kjo ka ndodhur në ndërkohë që lojtarët e Milanit, Vincenzo Montella dhe figura tjera të rëndësishme, kanë mbajtur një eveniment për ta përshëndetur Adriano Gallianin, i cili po largohet nga klubi. /Telegrafi/