Telegrafi

Përfaqëson Lituaninë, por këngëtarja Monika Liu mbajti vazhdimisht flamurin e Ukrainës në finalen e Eurovision 2022

Sonte (e shtunë) po mbahet nata finale e Eurovision 2022.

Plot 25 shtete kanë performuar në finalen e madhe, e cila sivjet mbahet në Torino të Italisë.

Pjesë e finales sivjet ka qenë edhe shteti i Lituanisë, i përfaqësuar nga këngëtarja Monika Liu.

Ajo ka kënduar në finalen e madhe këngën me titull “Sentimentai”, gjersa ndryshe nga gjithë delegacioni lituanin që po e shoqëronin, ajo në duar nuk mbante flamurin e shtetit të saj.

Lexo po ashtu Pasi përfundojnë interpretimin e tyre në finale, përfaqësuesit e Ukrainës në Eurovision 2022 bëjnë thirrje publike: Mbroni Mariupolin dhe Azovstalin

Liu kishte vendosur që në duar të mbante flamurin e Ukrainës, duke shprehur kështu mbështetjen për popullin ukrainas, i cili po përballet prej muajsh me një agresion të ashpër nga Rusia, nën tentimin për pushtim.

Foto: Eurovision

Monika ka fituar simpatinë e miliona shikuesve kur në videot që shfaqeshin nga “dhoma e gjelbër” ajo valviste flamurin e Ukrainës, ani pse në transmetim po jepej një përsëritje e shkurtër e këngës së saj.

Në anën tjetër, edhe grupi përfaqësues i Ukrainës, Kalush orchestra, kanë marrë duartrokitje e brohoritje të zjarrta nga publiku pas mbarimit të performancës së tyre. /Telegrafi/