Telegrafi

Perez vendos ta shes Benzeman

687105667JC00132_Juventus_v

Mediat në Spanjë raportojnë se Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka në mend të shes Karim Benzeman, pasi mendon se koha e tij ka përfunduar.

Me 35 milionë euro që janë shpenzuar për sulmuesin francez në vitin 2009, Perez mendon se ka bërë shumë që nga investimi i tij dhe paratë janë shpaguar.

Lexo po ashtu Reali i ofron Mbappes vend titullari në formacion, largojnë njërin nga ‘BBC’

Sipas Diario Gol, tani Presidenti i Realit ka vendosur që është koha e duhur për të shitur Karim Benzeman.

Shitja e tij do të thoshte edhe më shumë të holla në arkat e klubit mbretëror, dhe këto para do të përdoreshin për të financuar transferimin e talentit të Monacos, Kylian Mbappe.

Sensacioni 18-vjeçar francez është i pëlqyeri i trajnerit Zinedine Zidane, dhe sipas mediave në Spanjë, Reali është gati të ofroj plot 130 milionë për shërbimet e tij. /Telegrafi/