E ardhmja e Alvaro Moratas është larg Real Madridit.
Të interesuara për shërbimet e Alvaro Moratas janë dy gjigantët e Ligës Premier, Arsenal e Chelsea.
Dy klubet londineze po e monitorojnë me kujdes situatën e sulmuesit dhe janë të gatshme të nisin ankandin.
Pengesa më e madhe mbetet çmimi i futbollistit, të cilin presidenti Florentino Perez e ka përcaktuar në vlerën e 60 milionë eurove.
Sipas drejtuesve të Realit, skuadra madrilene do të ishte i gatshëm ta shiste menjëherë sulmuesin vetëm në rast të një oferte të tillë.
Në qershor të vitit 2016, klubi mbretëror e kthye Moratan nga Juventusi, duke paguar 30 milionë euro. /Telegrafi/