Site icon Telegrafi

Perez ndihet krenar me Ronaldon, Rual e cilëson si 7-shin më të mirë të Real Madridit

Cristiano Ronaldo ka marr lëvdata të mëdha nga numri një i Real Madridit, presidenti Florentino Perez dhe legjenda e klubit, Raul Gonzalez.

Ylli portugez ka fituar Topin e Artë për vitin 2017, çmim i madh individual që ndahet nga revista franceze France Football.

CR7 me Topin e Artë (Foto: France Football)

Kështu, sulmuesi i Real Madridit ka barazuar rivalin e tij të madh, Lionel Messi, me nga pesë trofe të fituar të Topit të Artë.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)

Pas marrjes së çmimit nga portugezi kanë ardhur edhe elozhet nga presidenti i klubit, Perez dhe legjenda spanjolle e Realit, Raul.

“Ndihemi shumë krenar, i mbajmë vlerat tona, punën në grup, solidaritetin … Ai është një shok i mirë, çfarë tjetër mund të themi, do të vijë një fazë e re në Real Madrid”.

Disa nga legjendat që ishin pjesë e ceremonisë së Topit të Artë

“Real Madridi, siç e dinë të gjithë, ka lindur me detyrimin për të fituar, kemi shumë Topa të Artë, shumë Liga të Kampionëve. Ne kemi nëntë lojtarë që kanë fituar Topin e Artë”, ka thënë presidenti i Real Madridit, Perez.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Ronaldos pas fitimit të Topit të pestë të Artë

Në anën tjetër, pas fitimit të madh individual nga Ronaldo ka folur edhe legjenda e klubit, Raul Gonzalez, i cili e ka quajtur portugezin si ‘7-shin’ më të mirë.

“Numri më i mirë 7 i Real Madridit është Cristiano Ronaldo. Ai ka shënuar më shumë gola, ka fituar pesë Topa të Artë, ndërsa unë zero. Është e lehtë”, ka deklaruar Raul duke qeshur. /Telegrafi/

Exit mobile version