Eden Hazard mund të bëhet ‘galaktikë’ në verë.
Mesfushori me tipare sulmuese, Hazard, aktualisht po përjeton një super sezon me Chelsean, duke kryesuar kështu Ligën Premier.
Paraqitjet e tij të mëdha kanë bërë që shumë skuadra të interesohet për shërbimet e tij, ndër to edhe gjiganti spanjoll, Real Madridi.
Sipas pretendimeve të Diairo Gol, ‘Mbretërit’ kanë mbajtur bisedime sekrete me Chelsean për një transferim të mundshëm gjatë verës për belgun, përcjell Telegrafi.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez është i interesuar një rikonstruktim të skuadrës gjatë verës dhe dëshiron përsëri një skuadër galaktikësh.
Ylli i Chelseat shihet nga i pari i klubit mbretëror si pjesë e rëndësishme e epokës së re të skuadrës.
Futbollistë tjerë që janë pjesë e dëshirave të Perez për t’i transferuar te skuadra e tij janë edhe sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala dhe portieri i Manchester Unitedit, David De Gea.
Çmimi i Hazardit besohet të jetë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/