Site icon Telegrafi

Perez këmbëngul se klubet ende nuk janë larguar nga Superliga Evropiane, shton se kontratat janë të qarta dhe tregon si u zgjodhën 12 klubet themeluese  

Presidenti i Real Madridit dhe Superligës Evropiane, Florentino Perez ka folur për largimin e klubeve, teksa ka shtjelluar edhe çështjen e kontratave dhe përzgjedhjen e 12 klubeve themeluese.

Perez ka vazhduar të këmbëngulë që ekipet angleze, ekipet italiane dhe Atletico Madrid nuk e kanë hequr veten ende nga projekti i Superligës Evropiane.

“Ata janë plotësisht gabim”, ka thënë ai kur u pyet në lidhje me njerëzit që mendojnë se Superliga Evropiane tashmë ka mbaruar.

Lexo po ashtu Florentino Perez: Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer, mbase nuk e shpjeguam mirë Superligën Evropiane

“Unë nuk mendoj se klubet e tjera janë larguar ende. Është e qartë në kontratë që nuk mund të largohesh”.

“Shumica e njerëzve të përfshirë janë drejtorë që e njohin këtë botë”.

I shtyrë më tej përse u zgjodhën këto skuadra dhe nëse elementi i mbyllur i kësaj ligë është pengesa kryesore, ai foli se si anëtarët themelues kishin fituar të drejtën për të qenë anëtarë themelues.

Lexo po ashtu Perez zbulon se Superliga e Evropës u prish shkaku i një skuadre angleze

“Këto ekipe e kanë fituar këtë. Këto janë skuadrat që gjatë 20 viteve të fundit e kanë fituar këtë”.

“Ata kanë ndjekjet më të mëdha në rrjetet sociale dhe më shumë fansa”, përfundoi presidenti i Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version