Telegrafi

Perez është gati të bëjë Pogban transferimin më të madh në histori të Realit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati të bëjë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, transferimin më të madh në historinë e tyre.

Pavarësisht raportimeve të shumta se Florentino Perez është tërhequr nga negociatat për shkak të kërkesave personale të yllit francez, tani raportohet e kundërta.

Lexo po ashtu Zidane dëshiron gjashtë transferime këtë verë, Perez ia ka ndarë 500 milionë euro     

Sipas mediumit ABC, presidenti i Real Madridit është i gatshëm të transfersojë Pogban dhe i përgatitur të paguajë një shumë rekord të klubit për francezin.

Florentino është i gatshëm të përmbushë çmimin e kërkuar të Unitedit prej 120 milionë eurove dhe të shtojë disa klauzola bonusi në marrëveshje të bazuara në paraqitjet dhe suksesin e lojtarit.

Lexo po ashtu Pogba i vendosur për kalimin te Reali

Presidenti gjithashtu do të jetë i gatshëm të nënshkruaj një kontratë gjashtë-vjeçare për Pogban – me pagën e njëjtë që fiton te Unitedi.

Pogba, i cili dëshiron të shohë tek ndodh ky transferim, fiton momentalisht 290 mijë funte në javë te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/