Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati të bëjë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, transferimin më të madh në historinë e tyre.
Pavarësisht raportimeve të shumta se Florentino Perez është tërhequr nga negociatat për shkak të kërkesave personale të yllit francez, tani raportohet e kundërta.
Sipas mediumit ABC, presidenti i Real Madridit është i gatshëm të transfersojë Pogban dhe i përgatitur të paguajë një shumë rekord të klubit për francezin.
Florentino është i gatshëm të përmbushë çmimin e kërkuar të Unitedit prej 120 milionë eurove dhe të shtojë disa klauzola bonusi në marrëveshje të bazuara në paraqitjet dhe suksesin e lojtarit.
Presidenti gjithashtu do të jetë i gatshëm të nënshkruaj një kontratë gjashtë-vjeçare për Pogban – me pagën e njëjtë që fiton te Unitedi.
Pogba, i cili dëshiron të shohë tek ndodh ky transferim, fiton momentalisht 290 mijë funte në javë te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/