Florentino Perez thuhet se po e ëndërron transferimin e Neymarit te Real Madridi në këtë verë.
Ish-agjenti i brazilianit, Wagner Riberio ka zbuluar se presidenti i Los Blancos dëshiron që anëtari i Paris Saint-Germain të kalojë në Santiago Bernabeu.
Sipas tij, Perez e kishte kërkuar 28-vjeçarin kur ishte edhe te Santosi, mirëpo Barcelona ishte më e shpejtë dhe e kishte transferuar.
“Florentino (Perez) ende ëndërron në transferimin e Neymarit”, ka thënë Riberio në një intervistë për Canal do Nicola.
“Vitin e kaluar, në maj, isha në zyrën e Florentinos dhe ai më tha mua që ende e ëndërron transferimin e tij”, ka shtuar më tej agjenti.
Por, Barcelona është duke këmbëngulur që të rikthejë atë në Camp Nou edhe pse e shiti në vitin 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro te PSG.
Real Madridi vazhdon të ndjekë Neymarin nga afër dhe nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e tij edhe pse thuhet se braziliani e do rikthimin po ashtu te katalunasit. /Telegrafi/