Site icon Telegrafi

Perez arrin në Londër, gati firma me Arsenalin (Foto)

Lucas Perez është parë në aeroportin e Londrës, pasi pritet të nënshkruaj me Arsenalin.

Sulmuesi spanjoll është fotografuar në aeroportin Heathrow të Londrës të hënën, pasi është afër të mbyll transferimin e tij për 16.9 milionë funte te Arsenali nga skuadra spanjolle, Deportivo de La Coruna.

Sportsmail zbuloi se sulmuesi spanjoll ishte në Londër të premten e kaluar për të përfunduar një test mjekësor me klubin, me vetëm shkresat zyrtare që kanë mbetur për të përfunduar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Wenger tregon se kur do t’iu bashkohen Mustafi dhe Perez

Perez më pas ka fluturuar në shtëpi në Galicia për t’i dhënë lamtumirën e tij, para se të kthehej në Londër me planet për tu bashkuar me bashkëlojtarët e tij të ri për trajnim, pasi ai u la jashtë skuadrës së kombëtares spanjolle.

Gazeta angleze vë theksin edhe te mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili sipas tyre edhe pse është i grumbulluar me kombëtaren gjermane shumë shpejt mund të zyrtarizohet si transferim i ri i ‘Topçinjve’. /Telegrafi/

     

Exit mobile version