Site icon Telegrafi

Peres po kërkohet nga shumë skuadra

Mbrojtësi brazilian i Torinos, Bruno Peres do t’i japë fund aventurës së tij me ekipin ‘Granata’.

Pas paraqitjeve të mira në dy edicionet e fundit në Serie A, për brazilianin këmbëshpejtë kanë ardhur shumë oferta.

Së fundmi në garë për të është futur edhe skuadra gjermane Wolfsburg, ndërsa nga Bundesliga interesohet edhe Bayern Munich.

26-vjeçari është në shënjestër edhe të Paris Saint Germainit, Interit dhe Romës, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2020.

Gjithashtu ai kërkohet edhe në Angli me Manchester United e Chelsean të interesuar, por Torino e vlerëson yllin e saj 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version