Milanit thuhet se i është ofruar shansi për të nënshkruar me mesfushorin-sulmues të PSV Eindhoven dhe Uruguait, Gaston Pereiro.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Pereiro është gati të largohet nga PSV dhe vlerësimi i tij prej 15 milionë euro është brenda kushteve të Milanit.
24-vjeçari ka arritur shifra të dyfishta në gola në secilin nga katër sezonet e tij me skuadrën holandeze dhe mund të jetë një emër interesant për gjigantin italian.
Ai është gjithashtu në gjendje të luajë në të dy krahët dhe ka një tatuazh të ish-yllit të Interit, Alvaro Recoba, në krahun e tij të djathtë.
Megjithatë, gazeta thekson se ai nuk është një prioritet për drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini, Zvonimir Boban dhe Ricky Massara.
Kjo është për shkak se Rossonerët po mbajnë vëmendjen e tyre në mesfushorët nga Serie A, Jordan Veretout dhe Ismael Bennacer. /Telegrafi/