Modelet që reklamojnë markën Zara shpesh duhet të fotografohen në poza shumë të çuditshme.
Modelja ‘plus size’, Remi Bader, rikrijoi disa prej tyre për të treguar se sa qesharake është ta kërkosh këtë nga një modele.
Ajo filloi të xhironte video të tilla, pasi u pushua nga puna në korrik të vitit të kaluar. Ajo ka punuar për platformën Tidal.
@remibader Part 2 baby!!!! #remisrealistichauls #zara
“Babai im më sugjeroi të përpiqesha të gjeja një punë në industrinë e modës. E mora kontratën në gusht, por isha ende e mërzitur kështu që vendosa të xhiroja për TikTok”, është shprehur Remi.
Shumë shpejt, ajo filloi të merrte pako me rroba për të reklamuar nga marka të ndryshme, ndërkaq vuri re se vazhdimisht i dërgonin copa shumë të vogla, që është edhe një nga problemet e modeleve ‘plus size’. /Telegrafi/
https://www.tiktok.com/@remibader/video/7005685798649564421?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id7044933440180880902