Telegrafi

Përdori fjalën ‘magjup’, banorët të ashpër me Eglën: Është e turpshme, çdo ditë ofendohen dhe për këtë nuk shkojnë në shkolla

Egla Ceno shpesh gjatë bisedës me banorët e tjerë nuk kontrollon fjalët, e në disa raste ka kaluar edhe në ofendime.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi ndërkohë që po debatonte me Julian Dedën.

Ajo ka përdorur fjalën ‘magjup’, gjë e cila nuk i pëlqeu banorëve, të cilët reaguan ashpër.

Foto: Screenshot/YouTube

Prezantuesi nga Kosova, Meriton Mjekiqi, u irritua nga kjo gjë dhe tha se është turp dhe se kjo është e papranueshme.

Lexo po ashtu Vishen sikurse vajzat dhe bëjnë veprime të tyre - djemtë në Big Brother shkaktojnë të qeshura gjatë realizimit të një sfide

“Kjo është e turpshme, çdo ditë ofendohen dhe për këtë arsye nuk shkojnë në shkolla. E di ti përse është flamuri i Kosovës me pesë yje sepse aty përfshihen edhe komunitetet dhe ti je e turpshme”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti vazhdoi: “Ti përdor kauza, ofendon, përdor komunitetet dhe kjo është e turpshme. Si more e ofendon komunitetin dhe kërkon falje. Në komunitet jam rritur”.

Për këtë reagoi edhe Rike Roçi, e cila akuzoi edhe konkurrentët e tjerë, që bënë kinse nuk e dëgjuan këtë. /Telegrafi/