Telegrafi

Përditësohet koeficienti i klubeve në garat evropiane: Prishtina më e suksesshmja, por jo edhe Llapi

UEFA Calculator ka përditësuar koeficientin e klubeve në garat evropiane siç janë, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në këtë listë janë edhe ekipet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kur jemi te Kosova, Prishtina është vlerësuar si klubi më i mirë për paraqitje në garat evropiane, ndërsa Llapi është vlerësuar për paraqitje të dobët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Në Shqipëri, më së miri është vlerësuar Laçi, ndërsa paraqitje më të keqe ka Teuta.

Në anën tjetër, te Maqedonia e Veriut – Shkupi është vlerësuar me koeficient më të mirë, ndërsa më të dobët është Shkëndija.

Lexo po ashtu Rregullat e reja të UEFA-së: Klubet nuk do të mund të licencohen për garat evropiane nëse nuk kanë ekip të femrave – si qëndrojnë klubet tona

Por, renditja dallon prej të tre vendeve, pasi BKT Superliga e Kosovës gjendet në vendin e 36-të dhe ka ngritje.

Shqipëria është në të 43-in dhe ka rënie, ndërsa Maqedonia e Veriut që po ashtu ka rënë, gjendet në vendin e 52-të. /Telegrafi/