Site icon Telegrafi

Përdhunuan nënën ukrainase në sy të bashkëshortit, Kievi akuzon dy snajperistët rusë që nën kërcënimin e armës kryen aktin barbar

Dy snajperistë rusë akuzohen për përdhunimin e një nëne ukrainase nën kërcënimin e armës, para syve të bashkëshortit.

Njëri prej tyre akuzohet për sulmin seksual të një nëne dhe të dy vajzave të moshës 15 dhe 17-vjeçe, gjatë pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

E Yevgeny Chernoknizhniy, 27-vjeç besohet të jetë vrarë gjatë luftës, kurse Vladimir Putin nderoi familjen e tij me medaljen e “heroit”.

Ndërkaq Vadim Shakhmatov, 31-vjeç, është i gjallë dhe jeton në Rusi, ku është i martuar dhe ka një vajzë.

Gruaja e tij Anastasia Shakhmatova, 28-vjeçe, ka refuzuar të japë ndonjë koment kur është telefonuar nga mediat lidhur me akuzat ndaj bashkëshortit të saj.

Ndryshe Rusia nuk pranon të ekstradojë qytetarët e saj pavarësisht krimit të kryer, që do të thotë se drejtësia në Ukrainë zor se do të arrijë ta vendosë prapa grilave.

Megjithatë, ata shpresojnë se fletarresti i lëshuar për të do të bëjë që të ketë sukses, nëse ai udhëton në ndonjë shtet evropian dhe kapet nga autoritetet e atjeshme.

Dy ushtarët rusë kishin kryer përdhunimin në Brovary të rajonit të Kievit në mars të vitit të kaluar, një muaj pasi Putini filloi pushtimin e një shteti sovran. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version