Telegrafi

Përballja për një vend në finale të FA Cup: Arsenal – Manchester City, formacionet e mundshme

Arsenali do të jetë nikoqir i Manchester City për përballje që zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Emirates”, me Citizens që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë takim, Mikel Arteta do të jetë pa lojtarët si, Callum Chambers, Matteo Guendouzi (vendim i trajnerit), Bernd Leno, Pablo Mario Martinelli dhe Eddie Nketiah (karton i kuq), që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Pep Guardiola do të jetë vetëm pa, Sergio Agueron dhe Claudio Bravon, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Martinez; Mustafi, Luiz, Tierney; Bellerin, Ceballos, Xhaka, Saka; Pepe, Lacazette, Aubameyang.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Sterling, Jesus, Bernardo. /Telegrafi/