Që nga përballja në Kampionatin Evropian 2016 kur Shqipëria dhe Zvicra u takuan, Granit dhe Taulan Xhaka janë në qendër të medieve botërore, posaçërisht evropiane.
Graniti gjatë verës u transferua te Arsenali nga Borussia Monchengladbach, ndërsa Taulani ka vazhduar te Baseli edhe pse për atë ka pasur disa oferta.
Gjithsesi, të dy vëllezërit janë bashkuar në shtëpinë e yllit të Topçinjve në Londër.
Kohën e lirë vëllezërit Xhaka e kanë kaluar duke luajtur FIFA 17 në PlayStation4 dhe kjo është bërë lajm në mediat e mëdha (DailyMail, The Sun) ashtu siç janë bërë lajm të gjitha përballjet e tyre në fushë.
“Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ndan momente familjare në Instagram teka luan FIFA 17 me të vëllain Taulantin”, shkruan DailyMail.
“Ylli i Topçinjve, Granit Xhaka, luan FIFA 17 me të vëllain Taulantin në momente familjare për Krishtlindje”, shkruan Sun.
Graniti ka zgjedhur Real Madridin, kurse Taulani duket se Barcelonën dhe kjo ka befasuar paksa tifozët, por duket se mesfushorët shqiptar dëshironin të matnin forcat në ‘El Clasico’. /Telegrafi/