Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, e njeh ende italianin Gianni De Biasi si trajner të kombëtares së Shqipërisë, edhe pse tani në këtë rol është bashkëkombësi i tij Christian Panucci.
U bënë pak më shumë se një muaj që Shqipëria ka ndërruar trajnerin, por jo të gjithë e kanë ‘kuptuar’ këtë gjë.
Trajneri historik, De Biasi vendosi të jap dorëheqje nga ky post pas fitores 3-0 ndaj Izraelit, dhe pas pak kohësh në vend të tij erdhi legjenda italiane, Panucci.
Edhe pse afrimi i ish-lojtarit të Romës, Milanit, Interi dhe Real Madridit bërë bujë të madhe kështu nuk ndodhi edhe për UEFA-n.
UEFA në faqen zyrtare të saj ende e njeh De Biasin si trajner të Shqipërisë dhe jo Panuccin, pasi kështu shihet në dokumentet zyrtare të publikuara për ndeshje me Lihtenshtejnin. /Telegrafi/