Site icon Telegrafi

Për të tretën ditë me radhë, 60 persona po qëndrojnë të ngujuar brenda një pub-i në Britani – krejt kjo po ndodh nga reshjet e mëdha të borës

Mbi 60 persona po qëndrojnë të ngujuar për të tretën ditë me radhë brenda një pub-i në Britani të Madhe, si pasojë e të reshurave të mëdha të borës që ka bllokuar dyert e dritaret.

Pub-i Tan Hill Inn gjendet rreth 528 metra në lartësi mbidetare, rreth 430 kilometra në veri të Londrës, transmeton Telegrafi.

Ata po argëtoheshin nën tingujt e rok bendit Oasis, që gjithashtu kanë mbetur të ngujuar nga e premtja mbrëma.

Megjithatë është bërë e ditur se mysafirët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se sipas të gjitha gjasave ata do të nxirren sonte pasi që të pastrohen rrugët. /Telegrafi/

Exit mobile version