Site icon Telegrafi

Për të shmangur arrestimin i vuri flakën derës së apartamentit, policia britanike intervenon me profesionalizëm – arreston 50-vjeçarin

Një burrë që kishte shkaktuar dhunë në familje, për të shmangur arrestimin nga policia i kishte vënë flakën derës së hyrjes.

51-vjeçari kërcënonte policinë britanike në Bolton se do t’ia vë vetes flakën vetes, nëse ata tentojnë të futen më forcë në apartamentin e tij, transmeton Telegrafi.

E kamerat e vendosura në uniformat e policisë, shfaqin momentin kaotik ku pasi shpërthen zjarri ata bëjnë gjithçka që të futen brenda apartamentit.

Në video dëgjohet njëri nga policët duke bërtitur se i dyshuari ka një kovë me benzinë, të cilën do ta hedh në derë dhe mbi kokën e tij.

Por profesionalizmi i policisë bëri që askush të mos lëndohet dhe agresori të përfundojë në pranga. Mbi të rëndojnë akuza për dhunë në familje dhe prishje të rendit dhe qetësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version