Site icon Telegrafi

Për herë të parë, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë robërit e luftës

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen robërit e luftës, konfirmuan sot zyrtarët e Kievit dhe Moskës.

Autoritetet ukrainase kanë pohuar se ky është shkëmbimi i parë i ushtarëve që kur Moska urdhëroi hyrjen e ushtrisë në Ukrainë një muaj më parë.

“Në këmbim të dhjetë pushtuesve të kapur, ne shpëtuam dhjetë nga ushtarët tanë”, pohoi ndër të tjerash zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshchuk.

Lexo po ashtu Vullnetarët amerikanë çlirojnë një rajon të Kievit nga pushtuesit rus

Theksojmë se zyrtarët e Ukrainës kanë bërë të ditur sot se deri më tani kanë vrarë mbi 14 mijë personel ushtarakë rus.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version