Pikëkalimi kufitar Rafah që lidhë Egjiptin dhe Palestinën, është hapur nga Gaza për herë të parë nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Vetëm disa minuta para hapjes së pikëkalimit kufitar, Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, James Cleverly, ka thënë se pret që “grupi i parë i shtetasve të huaj” të largohen nga Gaza, transmeton Telegrafi.
“Ekipet e Britanisë së Madhe janë të gatshme të ndihmojnë shtetasit britanikë sapo t’ju jepet mundësia të largohen”, ka shkruar Cleverly në rrjetin social X.
Fotografitë nga pikëkalimi Rafah në anën e Gazës, tregojnë turmat e qytetarëve dhe veturat që kalojnë përmes portës që për herë të parë u hap që nga fillimi i luftës.
Është raportuar se një grup i caktuar i palestinezëve të plagosur do të dërgohen në Egjipt për trajtim, derisa disa shtetasve të huaj do t’ju lejohet të largohen nga Gaza. /Telegrafi/
https://twitter.com/githii/status/1719627581589172395?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719627581589172395%7Ctwgr%5E3542e52da8ad6c2a3c60e06270b37ed0a09694c4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fprvi-put-od-pocetka-rata-otvoren-granicni-prelaz-rafah-iz-pravca-gaze%2F231101028