Telegrafi

Për herë të parë në histori të qytetit, Amsterdami zgjedh për kryetar të komunës një femër

Qytetit i Amsterdamit ka zgjedhur për kryetare, Femke Halsema, që është gruaja e parë në këtë post në gjithë historinë.

Edhe pse qytete të tjera të Holandës janë drejtuar nga gra, kryeqyteti asnjëherë nuk ishte udhëhequr nga gratë.

Nominimi i 52 vjeçares duhet të kalojë në qeveri dhe të nënshkruhet nga mbreti, gjëra këto që janë më shumë formalitete, raporton BBC.

“Për një kryeqytet që e sheh veten si të emancipuar, tolerant, përparimtar dhe të barabartë për të dy gjinitë, mungesa e një kryetareje po bëhet e turpshme”, thuhej në protestën e 45 grave më ndikim në Amsterdam, që edhe i hapën rrugë kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, nominimi i Halsema nuk u mirëprit nga të gjithë. Disa thonë se ajo nuk ka përvojën e duhur për këtë post, dhe një numër prej 7 mijë e 400 personash kanë nënshkruar një peticion kundër saj. /kp/Telegrafi/