Site icon Telegrafi

Për herë të parë në histori të Federatës Turke: Dënohet presidenti i Fenerbahçes

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) ka dënuar presidentin e Fenerbahçes, Aziz Yildirim.

E gjithë kjo pas fyerje të drejtuar gjyqtarëve dhe akuzave në kurriz të federatës, e cila sipas Yildirim, po favorizon skuadrën e Besiktasit në luftën për titullin e kampionit në shtetin turk.

Yildirim është dënuar me gjashtë muaj dhe 15 ditë me mos ushtrim funksioni dhe paraqitje në shkallët e stadiumit në cilësinë e presidentit të klubit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu 64-vjeçari është gjobitur me shumën mbi 46 mijë euro dhe se në rast të përsëritjes brenda kësaj kohe të veprimeve, do të dënohet edhe më rëndë ndërsa kjo është hera e parë që të dënohet kaq rëndë një president i klubit.

Theksojmë se Feneri aktualisht zë pozitën e katërt në ligën elitare turke me 32 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version