Telegrafi

Për herë të parë, Izraeli akuzon Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë

Israel's opposition leader Yair Lapid is pictured during an interview with Agence France-Presse (AFP)at his office in the Knesset, Israel's parliament, in Jerusalem, on September 14, 2020. - Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has "no intention" of discussing peace with the Palestinians, Lapid told AFP ahead of the signing of landmark deals with the UAE and Bahrain. (Photo by Emmanuel DUNAND / AFP)

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka dënuar “fuqishëm” “krimet e luftës” të Rusisë në Ukrainë në një deklaratë që intensifikon kritikat e Izraelit ndaj Rusisë që nga agresioni në Ukrainë.

“Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”, tha ai.

Më herët sot, kryeministri izraelit, Naftali Bennett, dënoi vrasjen e civilëve të dokumentuar në Bucha, por nuk i mbajti përgjegjëse forcat ruse.

Bennett tha gjatë një konference për shtyp se “Jemi të tronditur nga pamjet e tmerrshme në Bucha – skena të tmerrshme – dhe i dënojmë ato. Vuajtjet e qytetarëve ukrainas janë të mëdha dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”.

Yaroslav Trofimov i Wall Street Journal thotë se është hera e parë që Izraeli akuzon qartë Rusinë për krime lufte në Ukrainë.

Ndryshe, zyrtarët izraelit kanë diskutuar disa herë me Vladimir Putinin në lidhje me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. /Telegrafi/