Ushtria ruse kishte menduar se do ta ketë të lehtë pushtimin e Ukrainës, e në veçanti të Kievit, ku në ditët e para me të arsenalin ia mësyu këtij vendi.
Megjithatë mobilizimi i ukrainasve i zmbrapsi, dhe ua pamundësoi atyre që t’i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Për ta arritur këtë, ata hodhën në erë edhe shumë ura përmes të cilave do të futeshin rusët. E një rast i tillë është dokumentuar me urën Stoyanka në rajonin e Kievit.
Atë e kishin shkatërruar ukrainasit, me qëllim që këmbësoria dhe mjetet e rënda ushtarake të Moskës të mos munden të avancojnë dhe të rrethojnë Kievin.
E tani pas gati nëntë muajve, ukrainasit kanë arritur të rregullojnë urën që ishte hedhur në erë.
Madje kanë publikuar pamjet nga shkurti dhe tani që janë shkrepur këto ditë. /Telegrafi/
The bridge in #Stoyanka, #Kyiv region has been fully restored, reports 5 Kanal.
In February, it helped to stop the #Russian offensive on Kyiv. pic.twitter.com/9GANSQbFQo
— NEXTA (@nexta_tv) November 6, 2022