Spekulohet se Rita Ora mund të jetë e pranishme në Elbasan Arena për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
Revista Star ka njoftuar se këngëtarja me famë botërore do të qëndrojë gjatë të enjtes në Shqipëri për ndeshjen historike të Kuqezinjve.
Siç transmeton ATSH, arritja e yllit muzikor është edhe befasia e mbrëmjes.
Madje është postuar edhe një fotografi sa për shaka me një bilete që pretendohet se mban emrin e këngëtares nga Kosova.