Ajo është nënë e tre fëmijëve, North, Saitn dhe Çikago, ndërsa ka zëra se po mendon së shpejti të bëjë edhe një tjetër fëmijë.
Kim Kardashian dhe burri i saj, reperi Kanye West thuhet se po planifikojnë të kenë një fëmijë të katërt.
Në janar, çifti e mirëpriti fëmijën e tyre të tretë, vajzën Çikago, e cila erdhi në jetë nga një nënë surrogate.
“Kanye dhe unë jemi të lumtur të ju njoftojmë për ardhjen në jetë të vajzës sonë të shëndetshme dhe të bukur”, kishte shkruar Kim Kardashian pas lindjes.
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për zëvendësuesen tonë, e cila i bëri ëndrrat tona të realizuara me dhuratën më të madhe që mund të jepet, faleminderit dhe mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm për kujdesin e tyre të veçantë. North dhe Sint janë veçanërisht të kënaqur që të mirëpresin motrën e tyre të vogël”.
Kardashian, 37 vjeç, dhe West, 41 vjeç, paguan me para bartësen e shtatzënisë, pasi Kim u këshillua nga mjekët se nuk ishte e sigurt që të “vazhdonte vet”.
Kardashian ka zbuluar në të kaluarën se ajo donte një familje të madhe, duke thënë se ndoshta nuk do të kishte më shumë se katër fëmijë.
“Unë nuk mendoj se unë mund të kem më shumë se kaq”, i kishte thënë ajo revistës “Elle”
“Koha ime është vërtetë e limituar. Dhe unë mendoj se është e rëndësishme që në çdo çift, gruaja t’i japë vëmendje burrit aq sa edhe fëmijëve”, kishte thënë më tej Kim. /Telegrafi/