Lajmi që bëri bujë ditën e sotme ishte se presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev tha se Kylian Mbappe po pret për një kalim te Real Madridi, gjë që e ka futur Paris Saint-Germainin në aksion.
Kampionët e Ligue 1 do të bëjnë një ofertë të re për rinovim pasi kontrata aktuale i skadon lojtarit në vitin 2022.
Spas Le Parisien, plani i PSG-së është t’i ofrojnë francezit të ri një ofertë që nuk do të mund ta refuzojë.
Atij do të ofrohet pagë sa e Neymar, rreth 40 milionë euros neto në sezon.
Le Parisien shkruan se Real Madridi i ka gati 300 milionë euro për një foertë në verën e vitit 2020.
Tani PSG-së i mbetet që ta nënshkruajë kontratën e re sa më shpejt që është e mundur. /Telegrafi/