Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur edhe lidhur me hetimet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Lajçak tha se për sulmi në Banjskë diskutohet çdo herë në çdo takim që kur ka ndodhur.
Ai tha se BE-ja pret që të përfshirët në sulmin në Banjskë të mbahen përgjegjës.
“Publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të përfshirët të mbahen përgjegjës. Sa i përket hetimit, nuk jam unë personi i duhur për të folur se nuk ka hetim që udhëhiqet nga BE-ja, por janë vendet individuale që kanë hetuar apo po e hetojnë. Ne po marrim të dhënat nga shtetet anëtare dhe partnerët evropianë”, tha Lajçak, raporton Telegrafi.
Përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2024 në Banjskë, ku u vra një pjesëtar i Policisë Së Kosovës dhe tre pjesëtarë të grupit terrorist, e mori Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. /Telegrafi/