Site icon Telegrafi

Për shkak të Superkupës, Shkupi u vizitua nga më shumë se 100 mijë turistë

Menjëherë pas mbarimit të Super Cup-ës së UEFA, mbrëmë ekipe nga NP ‘Higjiena komunale’-Shkup ka filluar aksionin për pastrimin e qendrës së qytetit-sheshi Maqedonia, Filipi II, Bogorodica, Nëna Terezë dhe OBRM, si dhe rrethinën më të gjërë Stadiumit të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumton Ndërmarrja, në aksion janë angazhduar 60 punonjës, ndërsa janë përdoru automjete për pastrim.

Në aktivitetin për pastrim pas ndeshjes, siç informoi Qyteti i Shkupit, janë përfshirë edhe ndërmarrjet tjera komunale me aktivitetet e tyre për gjelbërim në Parkun e qytetit, rrugët dhe sheshet ku ishin të vendosura tifo zonat.

Aktivitetet, siç kumton Qyteti i Shkupit, janë kryer gjithë natën dhe do të vazhdojnë edhe sot deri në pastrimin e plotë të hapësirave, njofton AIM.

Sipas autoriteteve komunale, ndeshjen Real Madrid-Manchester UTD e kanë ndjekur rreth 33 mijë tifozë, ndërsa Shkupi ditëve të fundit është vizituar më shumë se 100 mijë turistë. /Telegrafi/

Exit mobile version