Telegrafi

Për shkak të një mosmarrëveshjeje ia vë flakën veturës, i dyshuari arrestohet në Kamenicë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Kamenicë ku për shkak të një mosmarrëveshje në person në shenjë revolte i ka vënë flakën veturës.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 17:23.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull  kosovar, në shenjë revolte i ka vënë zjarrin veturës e cila është djegur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/