Premiera botërore e filmit “Fast & Furios 7” nuk do të jetë në Abu Dhabi, por në Los Angeles në mënyrë që aktori kryesor, Vin Diesel, të jetë afër gruas në kohën kur ajo të lindë fëmijën e tretë.
Diesel dhe Jamenez kanë dy fëmijë, vajzën Hania Riley të lindur në vitin 2008 dhe djalin Vincent të lindur më 2010, njofton koha.net.
Premiera pritej të mbahej në pallatin Emirates të Abu Dhabit, një prej lokacioneve kryesore të filmit të ardhshëm, porse lokacioni tashmë është ndërruar.
Në filmin, që premierën do ta ketë më 3 prill, luan edhe i ndjeri Paul Walker, pastaj Dwayne Johnson, Michelle Rodriguez, Jason Statham etj. /Telegrafi/