Që nga gjumi i ditës e deri tek gjumi i natës, ne duam ta dimë se sa orë gjumë duhet t’i bëjë një i porsalindur.
Sasia e duhur e gjumit me kualitet të mirë jo vetëm që do të ndikoj në zhvillimin e tyre, por do të ndihmojë në forcimin e aftësisë të të mësuarit, sjelljes, krijimtarisë dhe ekuilibrit emocional, transmeton Telegrafi.
Dhe, sigurisht, një gjumë i mirë i natës për ta do të thotë gjumë i natës i mirë për të gjithë ju gjithashtu.
Ne të gjithë e dimë se, si të rritur, duhet të synojmë që të flemë çdo natë nga tetë orë gjumë, por cili është rezultati kur bëhet fjalë për një të porsalindur?
Sa orë gjumë duhet të ketë një i porsalindur?
Të sapolindurit do të flenë gjatë ditës dhe gjatë natës – gjasat janë që ata të jenë në gjumë më shumë se sa të jenë zgjuar.
Problemi është, nuk ka numër magjik kur bëhet fjalë për sa gjumë duhet të marrin – mund të jetë diku nga tetë deri në 20 orë. Disa mund të flenë gjatë natës që nga tetë javë, por nëse jeni duke ushqyer me gji atëherë ka më shumë gjasa që ata të zgjohen ushqim.
Është e rëndësishme që të kujtojmë se çdo fëmijë është i ndryshëm, kështu që mos e krahasoni gjumin e tyre me të tjerët. Nëse fëmija juaj nuk mund të bëjë gjumin e natës, mos u brengosni sepse vetëm pak fëmijë flenë gjatë natës që nga 12 muaj.
Për disa javë, fëmija juaj ndoshta nuk do të jetë në gjendje që të qëndrojë zgjuar për më shumë se dy orë. Në një moshë kaq të re, mund të jetë e duhur që të keni një model, por mos u ndieni se duhet të rrini në të – ju mund ta ndryshoni atë në varësi të nevojave tuaja. Një rutinë solide nuk është e nevojshme deri në tre muajt e parë të fëmijës.
Sa gjumë ju nevojitet fëmijëve një vjeçar?
Pasi t’i mbush 12 muaj, rekomandohet nga NHS që të flenë rreth dy orë e 30 minuta në ditë dhe 11 orë në natë – 13 orë e gjysmë të gjitha së bashku.
Pakoni sasinë e gjumit të ditës në dy herë përderisa ju e ndjeni të nevojshme që janë gati të flenë vetëm një herë në ditë për një kohë të shkurt. Kjo është zakonisht derisa janë 18 muajsh.
Gjumi i ditës është me shumë përfitime për të porsalindurit; të jenë të pushuar do t’u ndihmojë të mësojnë dhe të zhvillohen më mirë. Në fakt, ata duhet të flenë ditën deri sa të jenë 4 vjeç.
Sa gjumë ju nevojitet fëmijëve dy vjeçar?
Pasi që i vogli juaj të arrijë moshën dy vjeçare, gjumi i tyre në total duhet të pakësohet. Është e rekomandueshme që të marrin një orë ose 30 minuta gjumë të nevojshëm gjatë ditës, me 11 orë dhe 30 minuta gjatë natës.
Si bebe, çdo i vogël është ndryshe; ata do të luftojnë te kenë 12 orë gjumë të natës, ose do të kenë nevojë për më shumë gjumë të ditës përgjatë ditës për të mbajtur energjinë. Pa marrë parasysh rutinën e tyre, bëni çfarë është e nevojshme për ta më mirë se sa t’i ndiqni udhëzimet strikte. /Telegrafi/