Giorgia Meloni e Italisë, Justin Trudeau i Kanadasë, dhe Alexander De Croo i Belgjikës, kanë udhëtuar së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për në Kiev.
Bëhet e ditur se udhëheqësit perëndimor kanë udhëtuar me tren gjatë natës nga Polonia, ndërsa sot kanë mbërritur në tokat ukrainase.
Prania e tyre synon të theksojë mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit për Ukrainën, edhe pse mungesat në rritje të furnizimeve ushtarake po ndikojnë edhe në performancën e saj në fushëbetejë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Von der Leyen shkroi në platformën X se është në Kiev “për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”.
“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe moralisht. Derisa vendi të jetë më në fund i lirë”, shtoi ajo.
Meloni dhe Trudeau pritet të nënshkruajnë një pakt sigurie me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër.
Ky pakt thuhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e rënë dakord së fundmi me Francën dhe Gjermaninë që vlejnë miliarda euro. /Telegrafi/
In Kyiv to mark the anniversary of the 2nd year of Russia’s war on Ukraine.
And to celebrate the extraordinary resistance of the Ukrainian people.
More than ever, we stand firmly by Ukraine.
Financially, economically, militarily, morally.
Until the country is finally free. pic.twitter.com/ZLWMbOxVFh
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2024