Telegrafi

Për performancën në amfAR, Rita zgjodhi një fustan dypjesësh që ia shprehte fizikun e tonifikuar

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Rita Ora i ka detyruar të gjithë ta kthejnë kokën gjatë parakalimit në tepihun e kuq në evenimentin e amfAR në Milano të Italisë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte e ftuar speciale për një performancë në ngjarjen e madhe, ku mblidhe shumë personalitete të njohura botërore.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen gala të ‘amfAR’ gjatë Javës së Modës në Milano

Dhe derisa i shfaq me fustan të bardhë në tepihun e kuq, për performancën e saj, ajo kishte zgjedhur një fustan dy pjesësh të Escada.

Fustani dypjesësh që ia ekspozonte pjesën e barkut, ishte me ngjyrë të kuqe dhe shprehte fizikun e tonifikuar të 28-vjeçares.

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

“Ishte një nder i madh të performoja në mbrëmjen gala të amfAR në Milano mbrëmë (e shtunë)”.

“Puna e tyre është ngritur jashtëzakonisht shumë për ata që kanë nevojë, ju lutem dhuroni për t’i ndihmuar ata që të vazhdojnë ta bëjnë dallimin”, ka shkruar Rita në përshkrim. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)