Telegrafi

Për një vit 11 këngë dhe një milion ndjekës në Instagram, Tayna: Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur

Foto: Tayna/Instagram

Reperja Tayna së fundmi ka shënuar një tjetër sukses.

Ajo arriti shifrën e një milion ndjekësve në Instagram, falë sukseseve të shumta që arriti në vitin e parë të karrierës së saj.

E lumtur për këtë gjë, reperja nga Prizreni publikoi në Instagram një fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se një sukses i tillë është ëndërr e bërë realitet tashmë.

“Një vit, 11 këngë, një milion ndjekës, filluar nga 10 mijë…Faleminderit! Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur. Ju dua”, kanë qenë fjalët e rep-artistes në Instagram.

Lexo po ashtu Rita Ora uron për këngën e tyre të re Dafinën dhe Taynën: Jam e lumtur për vendin prej nga vi

E njëjta po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Bye bye”, të cilin e solli në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e të dy palëve dhe jo vetëm, pasi komplimente për këtë bashkëpunim iu kanë shprehur edhe këngëtarët e famshëm, ndër to edhe vet Rita Ora. /Telegrafi/