Site icon Telegrafi

Për një pronë rrihen në mes vete dy persona në Pejë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur në mes vete.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:25 në rrugën “Bike Aliu” në Pejë.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version