Telegrafi

Për nëntë muaj nuk e kishte parë, ushtari ukrainas shfaqet në derën e klasës së vajzës – ajo vrapon me shpejtësi për ta përqafuar

Që nga 24 shkurti kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës, shumë ukrainas iu bashkuan ushtrisë për ta mbrojtur atdheun.

E për shkak të luftimeve të pandërprera dhe intensitetit të lartë të sulmeve ajrore në pothuajse çdo pjesë të Ukrainës, shumë ushtarë të tyre as që kanë patur rastin të takohen me familjarët e tyre, transmeton Telegrafi.

Megjithatë njëri prej tyre arriti që pas nëntë muajve luftë, të gjejë pak minuta kohë të lirë që ta vizitojë vajzën e tij në shkollë.

Ajo as që e kishte idenë që në derën e klasës do të troket dhe shfaqet babai i saj, i cili kishte veshur rroba të kamufluara ushtarake.

Nga gëzimi i madh që pa të atin, vrapoi me shpejtësi për ta përqafuar, e ky moment është dokumentuar përmes një videoje amatore. /Telegrafi/