Telegrafi

Për ndeshjen e parë me Real Madridin, Manchester City mund të mos llogarisë në njërin prej yje të tyre më të mëdhenj

Duke ardhur në një periudhë vendimtare të sezonit të tyre, Real Madridi ka probleme me lëndimet.

David Alaba dhe Luka Modric mungojnë të dy për momentin, përpara finales së Kupës së Mbretit dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn dhe duket se kampionët e Ligës Premier kanë problemet e tyre me lëndime.

Lexo po ashtu Top 10 lojtarët më të paguar në Ligën Premier - diferencë e ngushtë mes tyre në fitime

Kevin De Bruyne ka humbur ndeshjen e tyre kundër Fulham të dielën dhe Pep Guardiola i ka thënë Sky Sports se nuk është i sigurt se sa kohë do të jetë jashtë fushës mesfushori belg.

“Kevin De Bruyne nuk është me skuadrën pasi nuk ndihet mirë. Ai ka disa lëndime dhe nuk ka mundur të udhëtojë. Afati kohor për një kthim? Une nuk e di”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

De Bruyne ka qenë në formë të bujshme për Manchester City në javët e fundit, dhe nëse ai humb të paktën një ndeshje kundër Real Madridit, do të ishte një nxitje e madhe për kampionët në fuqi të Evropës. /Telegrafi/