Qyteti i Mariupolit konsiderohet si vendi ku janë zhvilluar luftimet më të ashpra mes rusëve dhe ukrainasve.
E simbol i rezistencës padyshim që është fabrika e çelikut Azovstal, brenda të cilës ishin strehuar qindra luftëtarë të batalionit Azov që ishin rrethuar nga rusët, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ata u dorëzuan me urdhër të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje që të shpëtojnë veten.
Qindra prej tyre u dërguan në burgjet ruse, kurse për shumë prej tyre akoma nuk dihet asgjë. Madje as familjarët nuk kanë arritur t’i kontaktojnë.
Rusët për muaj të tërë e kishin bombarduar fabrikën duke hedhur bomba të ndryshme, ndërsa qyteti i Mariupolit u shkatërrua plotësisht duke mos mbetur as edhe një objekt pa i goditur nga predhat.
Tani në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila tregon se çfarë ka mbetur nga qyteti që dikur gjallëronte dhe kishte shumë vizitorë. /Telegrafi/
This is how the territory at the checkpoint of the "Azovstal" plant in #Mariupol looks now.
Video: Country Politics pic.twitter.com/iEBjV3zhTn
— NEXTA (@nexta_tv) November 23, 2022