Telegrafi

Për muaj të tërë kishte shqetësuar fqinjët me tonin e lartë të muzikës, një ditë e pagoi shtrenjtë – ukrainasi u rrah brutalisht nga fqinji (Video, +18)

Toni i lartë i muzikës është shpesh shkaktari kryesor i grindjeve mes fqinjëve, kurse një burrë nga Ukraina për shkak të ahengut të shfrenuar në ndërtesën kolektive të banimit e pagoi shtrenjtë nga fqinji.

Burri nga Kievi për muaj të tërë i kishte shqetësuar tej mase fqinjët duke e ngritur tonin e lartë të muzikës, edhe pse e kishin paralajmëruar disa herë që mos ta bëjë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

E kur njëri prej fqinjëve humbi durimin, vendosi ta marrë drejtësinë në duart e tij. Kamerat e sigurisë të vendosura në korridore të ndërtesës, kanë filmuar momentin kur e rrah brutalisht fqinjin që u nuk i linte rehat ta bëjnë gjumin.

Fillimisht në derën e tij troket vajza derisa babai i saj po qëndronte i fshehur prapa derës. E kur ky burrë hapi derën dhe filloi të diskutojë me vajzën, aty u shfaq babai i saj që pa u menduar dy herë e sulmoi.

“A ke dëgjuar mjaftueshëm muzikë, po të pyes”, dëgjohet duke thënë sulmuesi që ishte nervozuar shumë në fqinjin problematik që qëndronte i shtrirë në tokë nga goditjet e vazhdueshme.

E disa orë më vonë pothuajse të gjithë fqinjët e kanë pranuar që burri i identifikuar si Edik prej kohësh i kishte keqtrajtuar, megjithatë janë të bindur se reagimi i babait të vajzës ishte paksa i tepruar. /Telegrafi/