Telegrafi

Për kujdestarinë e fëmijës, burrë e grua përleshen me vetura (Video)

Në veturën e zezë ndodhet gruaja, kurse në veturën e bardhë ndodhet burri i cili do të duhej të merrte fëmijën nga shkolla.

Ai kishte zgjedhur të shkonte për masazh, e më pas, me shumë vonesë të marrë fëmijën.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga People’s Daily, ata takohen me pjesën e përparme të veturës dhe shtyjnë njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.

Në ngjarjen që ka ndodhur në Suzhou të Kinës, është involvuar një kalimtar rasti, në mënyrë që të qetësojë situatën.

Askush nuk është lënduar në këtë aksident, përpos dëmtimit të veturave. /Telegrafi/